Stadiumi “Air Albania” eshte ndertuar kryesisht per futboll, por për herën e fundit në kete stadium është luajtur derbi i kryeqytetit, ai mes Tiranës dhe Partizanit, saktësisht më 6 mars dhe një muaj e pak më vonë, në këtë stadium nuk shohim një ndeshje të kampionatit kombëtar.

Dhe me shume mundesi do te kalojne edhe disa kohe te tjera dhe ne kete impiant sportiv modern nuk do te shohim nje ndeshje tjeter futbolli dhe kjo per disa arsye.

Aktivitetet këtë muaj në “Air Albania” do të nisë me hapjen e fushatës të një krahu të caktuar politik, pastaj në vijim me projekte muzikore dhe gjithashtu këto ditët e fundit flitet se edhe finalja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” të zhvillohet aty.

Kjo do te thote se me 6 maj me shume mundesi Luizin dhe konkurrentet e tjere te ketij formati televiziv, do te “pushtojne” edhe kete stadium. Megjithate kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim.