Dje nuk ka shenuar dhe as nuk ka dhene asist. Por ka qene nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen e Kukesit dhe madje ne rastin e golit te fitores, ka qene edhe ai prane topit ne momentin e fundit por Arlind Kalaja eshte treguar me i shpejte dhe e ka derguar ai ne rrjete.

Demir Imeri megjithate ndjehet i lumtur qe Vllaznia mori nje tjeter fitore dhe vazhdon te udheheqe me merite renditjen e kampionatit, e shkeputur 9 pike nga ndjekeset me te aferta.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka folur per te gjitha, duke filluar nga ndeshja e djeshme, pretendimet e skuadres dhe po ashtu edhe per sfiden e ardhshme me Bylisin. Intervisten me te mund ta ndiqni me poshte:

-Vllaznia arriti dje fitore ndaj Kukesit. Sa e rendesishme eshte kjo fitore per Vllaznine?

Nje fitore shume e rendsishme, qe thjesht na jep me shume besim per te vazhduar kete rruge fantastike.

-Çfare ndryshoi per Vllaznine ne fraksionet e lojes?

Kukesi na befasoi me nisjen e ndeshjes. Na kishin analizuar shume mire dhe mund te them se 25 minutat e para nuk ishim ne lojen qe kerkonim ne.

Pastaj filluam te marrim sa me shume terren dhe te dominonim edhe me shume Kukesin, kurse pjesa e dyte ishte dominim total nga ana jone perveç 10 minuteshit te fundit gje qe eshte normale dhe psiqike qe te ruash rezultatin qe ishte ne favorin tone.

-Fitorja e djeshme i ka dhene shtyse te madhe Vllaznise ne pretendimet e saj. Me kete triumf, do mund te konsiderohet Vllaznia pretendentja numer 1 e kampionatit?

Eshte e vertete qe kemi nje shtyse te madhe sepse 9 pike nuk jane pak, por kemi edhe shume ndeshje per te luajtur, keshtu qe neve na mbetet te punojme me forte sepse tani Vllaznine e shikojne me nje sy krejtesisht tjeter.

-Ndeshja e ardhshme eshte ajo me Bylisin. Kjo ndeshje do jete fitorja e radhes per Vllaznine?

Kjo eshte ne ADN-ne e Vllaznise. Jemi me kembe ne toke dhe Bylisi do te marre vleresimin e njejte si çdo ekip tjeter.