Ka mberritur vetem pak dite me pare tek Vllaznia dhe eshte vene menjehere ne sherbim te trajnerit Brdariç. Sulmuesi maqedonas me origjine boshnjake Fahrudin Djurdjevic tashme eshte pjese e kuqebluve dhe premton gola per kete skuader.
Ai ka dhene te paren interviste si futbollist i Vllaznise. Ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ai eshte shprehur se ne skuader e kane pritur mire ku me se shumti ka gjetur ambjentin e duhur edhe fale Mevlan Adilit, bashkelojtarit te tij me kombetaren U21 te Maqedonise.
Per me shume lexoni intervisten e dhene pasditen e sotme per gazeten tone:
– Perse zgjodhet Vllaznine per te vazhduar karrieren tuaj?
Arsyeja e parë ishte sepse njerëzit nga klubi ishin konkretë, më treguan se ata më duan, gjithashtu kam dëgjuar gjëra të mira për klubin nga shoku im i mirë Mevlan Adili me të cilin kemi luajtur së bashku në ekipin kombëtar u21 të Maqedonisë. Nje tjeter arsye ishin ambiciet e klubit për të qenë konkurrues ne secilin kompeticion ku do te konkurrojne.
– Cilat janë përshtypjet tuaja të para për mjedisin që keni gjetur në ekip?
Mendoj se shokët e skuadrës më pranuan shumë mirë. Gjithashtu më ndihmuan Adilin siç thashë dhe djemtë nga Mali i Zi dhe Bosnja. Tani na takon neve që të vazhdojmë të punojmë shumë në stërvitje dhe të njohim mirë njëri-tjetrin në mënyrë që të mund të punojmë si skuadër në fushë dhe t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur me rezultate të mira. Kam dëgjuar për numrin e madh të tifozëve që Vllaznia ka, kështu që unë jam shumë i ngazëllyer për te luajtur para tyre.
– Si e parashikoni ndeshjen e parë me Shirokin Brijeg?
Të them të drejtën nuk e kam parë ekipin e Shirokit akoma. Por besoj se skuadra jonë ka cilësi per të marrë një rezultat të mirë në fushën e tij dhe të ketë një pozicion të favorshëm para ndeshjes së dytë në stadiumin tonë dhe para tifozëve tanë, ku jam i sigurt se nuk do të jetë e lehtë për asnjë kundërshtar të luaje kunder nesh.
– Vllaznia ka vuajtur disi me sulmin sezonin e kaluar. A garantoni gola per ekipin në sezonin e ri?
Unë mund të premtoj se ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të luajtur mirë dhe për të shënuar sa më shumë gola në mënyrë që tifozët tanë të mund të shijojnë çdo lojë. Ekipi ka cilësi për këtë, ndonjëherë edhe ne do të kemi nevojë për fat, por ne do të japim më të mirën në çdo ndeshje për t’i bërë tifozët tanë të lumtur.
– Nesër do të debutoni në miqësoren ndaj Sutjeskes. Cila është forma juaj aktuale?
Po nesër do të jetë ndeshja ime e parë me ekipin. Kam ardhur i përgatitur mjaftueshëm, kështu që menjëherë mund të filloj me trajnime ekipore, por është fillimi i përgatitjeve, kështu që kemi shumë punë para nesh, në mënyrë që të përgatitemi mirë dhe të jemi të aftë për sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/