Myrto Uzuni u rikthye përsëri te goli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare tundi rrjetën dje në një ndeshje vendimtare për fatin e Granadës sa i përket ngjitjes në La Liga.

Në minutën e 22-të të ndeshjes në transfertë ndaj një rivali direkt si Alavesh, Uzuni prishi ekuilibrin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Granadës nëpërmjet një penalltie të fituar po nga ai, të transformuar saktësisht, ndërkohë që vendasit barazuan në pjesën e dytë, duke bërë që sfida të përfundonte me shifrat 1-1.

Ky ishe goli i 22-të i sulmuesit në këtë kampionat, teksa Granada mban vendin e dytë në kampionat kur janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur dhe rikthimi në La Liga duket shumë pranë.

Kujtojmë që ndeshjen e radhës Granada e Uzunit e luan në shtëpi ndaj Lugos, që matematikisht ka rënë nga kategoria, teksa në rast triumfi në këtë duel, skuadra e shqiptarit do të jetë vetëm 2 hapa larg La Ligës.

Për sa i përket vlerësimin në fundin e takimit, në bazë të notave të paraqitura nga “Flashscore”, talenti beratas, rezulton më i miri në fushën e lojës për të tijët, teksa ka marrë notën 7.6.