Lezhjani i njohur Dritan Smajli shume shpejt mund te marre drejtimin e nje skuadre te njohur te futbollit shqiptar. Ish- futbollisti i Beselidhjes, Vllaznise, Kukesit e Tiranes, prej 5 vitesh po punon si trajner moshash, por duket se ne fund te ketij sezoni, do te beje nje kapercim ne karriere.
Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Ky eshte sezoni im i peste si trajner moshash dhe besoj se tashme kam pervojen e mjaftueshme per te ngjitur nje hap ne karrieren time si trajner.
Me shume mundesi sezonin e ardhshem do te jem ne krye te nje skuadre te kategorise se pare, te pakten planet keshtu jane”.
Kjo deklarate e tij ne fakt perkon edhe me levizjet e fundit tek Dinamo. Siç eshte bere e ditur diten e djeshme, presidenti i Akademise Shenkolli, Kristian Gjidodaj, pritet te behet ortak tek klubi i njohur dinamovit.
Burime te “Shkodra Sport@ bejne te ditur se duke qene qe Smajli eshte krahu i djathte i Gjidodaj prej vitesh tek kjo Akademi, me shume mundesi, ai do t’ia besoje detyren e trajnerit te pare te Dinamos ne sezonin e ardhshem kur ajo do te marre pjese ne kategorine e pare.
Kuptojme qe nga Akademia e Shenkollit kane dale portieri Simon Simoni per te cilin po flitet shume kete vit e po ashtu edhe lojtare te tjere cilesore, te cilet tashme mund te behen pjese e Dinamos ne kategori te pare nen drejtimin e Dritan Smajlit.
Ky i fundit per momentin eshte i fokusuar tek play-offi i kampionatit U17 ku me ekipin e Shenkollit eshte ne gjysmefinale dhe pretendon te shpallet kampion i kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/