Kur kanë kaluar pak ditë nga përfundimi i Ligës së Kombeve, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë për sa i përket Ligës D, aty ku bën pjesë edhe Kosova që arriti të fitonte grupin e saj dhe të promovohej për në Ligën C.

Në formacionin më të mirë, bëjnë pjesë dy futbollistë shqiptarë ku i pari është mbrojtësi i Kosovës Benjamin Kololli që arriti të shënonte dhe të ndihmonte skuadrën e tij për triumf, dhe i dyti Danel Sinani. Vlerësimi për Kolollin, arrin në notën 8.4 që është njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë në këtë formacion.

Sinani është sulmuesi kryesor i Luksemburgut dhe ka arritur të shënojë edhe në Ligën e Kombeve. Sulmuesi 21-vjeçar i lindur në Beograd por me prindër nga Kosova, u bë i famshëm gjatë verës kur me Dudelanzhin hyri në histori duke kapur grupet e Ligës së Europës aty ku luan ndaj Milanit. Sinani i shënoi Klyzhit 3 gola, por luajti edhe në Kosovë ndaj Dritës. /VipSport/