Ka luajtur 5 vjet me Vllaznine dhe ka lene nje përshtypje të mirë tek të gjithë tifozët shkodrani. Lezhjani Dritan Smajli u shndërrua në protagonist të padiskutueshëm të kuqebluve në periudhën 2008-2012 teksa në rolin e mbrojtësit të djathtë la shenjë me aktivizimin e tij.
Ka provuar të luajë më pas edhe me ekipe të tjera, por për Smajlin periudha e aktivizimit me Vllazninë mbetet e artë. Ai është edhe sot e kësaj dite tifoz i kësaj skuadre dhe siç thotë dhe vetë, do të jetë për gjithë jetën.
Gazetari Andi Gjurgjej e ka intervisuar sot për “Shkodra Sport” këtë personazh të njohur dhe Dritan Smajli ka folur me superlativa edhe për skuadrën aktuale të Vllaznisë për të cilën beson se do të bëjë mirë deri në fund të kampionatit. Ndiqni më poshtë intervistën e tij:
-Dritan, se pari faleminderit qe pranove te intervistohesh per “Shkodra Sport”…
Faleminderit nga ana juaj per interesimin.
-Sa e ndiqni Vllaznine si ish- futbollist i ketij ekipi?
Une Vllaznine e kam ndjekur çdo ndeshje gjithmone sepse e ndjej veten pjese te saj edhe pse nuk luaj. Vllaznine e kam ndjekur qe femije jo me tani qe dhe kam luajtur per te. Duhet te jemi realist sado skuadra te kete Veriu, i gjithe Veriu ben tifo per Vllaznine.
-Pas 9 vitesh me vuajtje dhe probleme, Vllaznia eshte rikthyer ne ditet e saj me te mira. Mendoni se do vazhdoje kjo ecuri e mire per skuadren shkodrane?
Une jam me shume se i lumtur qe Vllaznia eshte rikthyer ne ditet e saj me te mira pasi kam qene i bindur qe do vinte ky moment. Komplimente per futbollistet se i kam pare qe e ndjejne ate fanelle dhe ate qytet qe e do shume futbollin. Une besoj shume qe do kene kete ecuri sepse jane te uritur per sukses, jane me kembe ne toke qe eshte gje e rendesishme.
-A ju duket Vllaznia ekip i konsoliduar edhe pse gjate merkatos se veres ka patur mjaft hyrje dhe dalje?
Gje pozitive eshte qe esht bere merkato e kujdesshme edhe pse ne pamje te pare duket sikur kane ardhur shume dhe jane larguar shume por une i sho keto qe jane dhe po bejne mjaft mire. Them e kujdesshme sepse nuk eshte synuar shume te emrat e medhenj por te ata qe japin ne fushe.
Edhe pse ne dukje nuk kane emer te madh dhe po t’i kthehemi historise para dy viteve kur Vllaznia ra nga kategoria kishte plot emra qe ishin me te paguarit ne kampionat dhe Vllaznia ra. Sot nuk luan me emri, luan ai qe ka gjak, ai qe vrapon dhe jep çdo gje per skuadren e per fanellen qe mban veshur.
-Mendoni se Vllaznia me kete ecuri do jete pretendente deri ne perfundim te sezonit?
Duan apo s’duan njerezit e pabindur per Vllaznine, Vllaznia eshte pretendetja kryesore per titull jo se une dua apo se jam tifoz me Vllaznine por ata qe jane te pabindur te me gjejne nje skuader tjeter qe ka bere futbollin qe po ben Vllaznia. Me duket disa njerez kane harruar qe Vllaznia mesoi Shqiperine te luaje futboll.
-Si ju duket puna e trajnerit dhe e stafit te tij? A jane ata te duhurit per Vllaznine?
Padiskutim trajneri bashke me stafin kane nje merite te jashtezakonshme. Kane marre futbollista jo me shume emer dhe sot i kane bere ti kene zili te gjitha ekipet. Kemi degjuar presidentat e ekipeve te tjera qe thonin ka lezet te shohesh Vllaznine si luan. Kjo do te thote qe trajneri ka merite te jashtezakonshme. Na ka bere tifoz me shume seç duhet. E para duam Vllaznine dhe e dyta eshte gjerman dhe ne jemi dhe tifoza te Gjermanise.
-Si e vleresoni Alban Xhaferin dhe guximin e tij per te marre klubin e futbollit ne nje moment shume te veshtire?
Ne duhet t’i themi te gjithe faleminderit Alban Xhaferit sepse rezultati shihet kur ke nje zot shtepie. Une uroj me shpirt qe te kete sukses dhe ne fund te na gezoje te gjitheve me titullin kampion pasi kemi vite qe po presim dhe uroj te jete viti i duhur.
-Ne te shkuaren, ne Superlige, keni luajtur me Vllaznine por edhe me Kukesin dhe e njihni mjaft mire futbollin shqiptar. Do mund te percaktoni ekipet qe do te jene pretendente deri ne fund te sezonit?
Te jem i sinqerte, eshte e veshtire te percaktoj se kush mund te jene pretendente per titull pasi çuditerisht ne kampionat jane 10 skuadra dhe 8 prej tyre shprehen se do dalim kampion nderkohe e vetmja qe ska thene do dal kampion eshte Vllaznia dhe eshte e vetmja qe te bind dhe qe mund te dale kampion.
Edhe ndeshjet qe ka humbur ka tregu futboll cilesor, mund te themi pak a shume futboll gjerman qe nuk dorezohet kurre dhe kjo pa diskutim eshte merite e trajnerit.
-Momentalisht, a ju duket cilësor futbolli shqiptar?
Ne fakt duhet ta pranojme qe cilesia i ka rene kampionatit per faktin se jane larguar shume lojtar cilesor ne kampionate te huaja dhe e dyta mungojne shume skuadra me tradite.
-A ju mungojne çastet kur keni mbajtur veshur fanellen e ketij ekipi?
Padiskutim qe me mungojne shume momentet dhe çastet e bukura. Me mungon shume publiku shkodran. Nuk i harroj kurre qe dhe kur nuk isha ne ditet e mira gjithmone me kane perkrahur dhe duartrokitur dhe per kete jane te veçante.
-Ke do veçonit me shume prej tyre?
Çaste te bukura ka patur shume, por ndeshjet me Tiranen ishin ato ndeshje qe ndiznin kampionatin. Ka patur dhe ka shume rivalitet midis ketyre dy skuadrave. Tifozet gjithmone e zbukuronin ndeshjen sepse ne Shkoder gjithmone mbi 10 mije tifoze ne ndeshjen me Tiranen. Edhe i semure te ishe tifozet te benin te luash.
-Keni luajtur per 5 vite me Vllaznine duke u transferuar ne Shkoder nga Beselidhja ne vitin 2008. Na tregoni pak momentet e mira dhe ato te hidhura me ekipin shkodran?
Momentet me te hidhura qe nuk do mund t’i harroj kurre jane humbja e titullit ne 2009-ten ne ndeshjen e fundit me Tiranen dhe eleminimin ne Zvicer ne te 93-ten minute ku kundershtar kishim Thunin. Momente te hidhura qe si harroj dot kurre. Pjesa tjeter jane veç te lumtura pasi Shkodra eshte shtepia ime. Kam te gjithe shoqerine ne shkoder. Kam shume miq dhe uroj qe ne fund te sezonit te festojme te gjithe sebashku.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ