Elseid Hysaj nuk do të largohet nga Napoli gjatë merkatos së janarit. Mbrotjësi shkodran është në fund të kontratës me skuadrën italiane e për momentin nuk ende lajme përsa i përket rinovimit.

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka vendosur që Hysaj së bashku me Maksimovic nuk do të largohen në janar pasi trajneri Gatusso mbështet shumë te të dy duke parë sezonin e gjatë me ndeshje të shumta.

Shpresa e drejtuesve napoletan është që të gjendet një marrëveshje gjatë fundit të sezonit, ose në të kundërtët, si Hysaj ashtu edhe Maksimovic do të largohen me parametra 0.

Për lojtarin e Kombëtares shqiptare flitet se ka arritur akordin me Romën, ndërsa Maksimovic me Interin./newsport/