Te Vllaznia gjithe keto vitet e fundit kane ardhur e ikur me dhjetra futbolliste joshkodrane. Ne fakt, vetem krejt pak prej tyre kane lene gjurme dhe kujtohen ende edhe sot. Pikerisht kjo teme na ka rikthyer ne kohe tek Dritan Smajli.

Pikerisht tek futbollisti lezhjan qe luajti plot 5 sezone me Vllaznine duke fituar besimin e te gjitheve per menyren e te luajturit dhe perkushtimin per fanellen kuqeblu. Vete ai, ne nje prononcimin per gazeten “Shkodra Sport” ka bere nje krahasim me futbollistet aktuale te skuadres shkodrane.

Ish- mbrojtesi i djathte nderkohe ka edhe nje mesazh per presidentin Xhaferi dhe stafin e tij per menyren si duhet te negocioje me lojtaret per te ardhmen. Ja si eshte shprehur ai:

“Unë e ndjek Vllazninë pothuajse çdo javë. Kam vënë re që jabanxhinjtë që po vijnë në Shkodër, me sa kam arritur të kuptoj, nuk e dinë se ku po vijnë. Ata harrojnë se kur të vish në Shkodër, si fillim duhet ta dish se ku po vjen, duhet ta dish se kë po përfaqëson, çfarë bluze do të mbash veshur.

Lojtarët këtu, sidomos 2-3 vitet e fundit në mos gaboj, të parën gjë kur ulen në tavolinë, thojnë sa lekë do më japësh. Nuk janë të interesuar se për kë do luajnë, çfarë qyteti është, ç’traditë ka, kush ka luajtur me këtë skuadër kaq të madhe dhe lojtarët këtu, me sa kam arritur të kuptoj, vijnë dhe primare kanë gjendjen ekonomike.

Personalisht nuk më ka ndodhur. Kur kam marrrë telefonatën e parë nga profesor Cungu, nuk kam thënë se sa lekë ka në Shkodër, por i kam thënë: “Si mund t’i them unë jo Vllaznisë?”. Prandaj dhe futbollisteve te tjere sot do ju thoja: Eja dhe luaj, eja dashuroje fanellën, dashuroje qytetin, bëj që njerëzit të të duan ty dhe lekët sigurisht që do vijnë.

Për mua është një gabim i jashtëzakonshëm që presidenti ose administratori pranon një lojtar që sa ulet në tavolinë të pyet se sa lekë do i japësh. Që atëherë është një dështim, sepse ai nuk ka ardhur që të luajë futboll, ai ka ardhur të marrë lekët.

Sot ka lojtarë në skuadër që marrin 10-11 mijë euro në muaj. Lekët i merr dhe ikën në shtëpi, por nuk jeton me realitetin, nuk jeton me qytetin, nuk jeton me ato tifozë që kur humb Vllaznia shkojnë në shtëpi dhe nuk flenë gjumë e nuk hanë as bukë. Mendoj që duhet ndryshuar pak kursi. Janë hapur thasë shumë dhe duke u hapur thasë shumë, është një problem shumë i madh”./SHKODRA-SPORT.COM/