Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Elton Marini shumë pranë emërimit si drejtor sportiv tek ekipi kampion

EKSKLUZIVE/ Elton Marini shumë pranë emërimit si drejtor sportiv tek ekipi kampion

Partizani mbylli nje sezon te suksesshem duke u shpallur kampion i Shqiperise dhe pjese e rendesishme e ketij suksesi ishte edhe drejtori sportiv Elton Marini. Por ne fund te atij sezoni, erdhi “divorci”.Ai qendroi vetem nje sezon aty tek te kuqte dhe me mbarimin e tij, palet arriten me mareveshje edhe perfundimin e bashkepunimit.

Ne fakt, Marini beri disa afrime mjaft cilesore tek demat e kuq, me ne krye trajnerin Giovani Colella dhe sebashku paten nje bashkepunim shume rezultativ. Megjithate pas largimit nga Partizani, mesa duket ish- drejtori i tij e ka gjetur ekipin e ri ku do te punoje.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se Elton Marini pritet te jete drejtori i ri sportiv i ekipit kampion te Kosoves, Ballkanit. Ky pozicion per momentin ka mbetur bosh pas largimit te Nderim Nexhipit i cili eshte emeruar drejtor sportiv i klubit turk të Manisaspor.

Nderim Nexhipi ka mbyllur bashkpunimin me Ballkanin pas dy vitesh ne kete detyre dhe tashme ka nisur nje aventure te re, por ne vend te tij tek ekipi kosovar tashme pritet te emerohet Elton Marini.

Bisedimet per afrimin e tij ne kete post kane nisur dhe ne ditet ne vazhdim pritet te konkretizohet me emerimin e tij, çka do te ishte nje tjeter hap shume i rendesishem ne karrieren e tij.
Marinela MATIJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments