Remzifaik Selmani pritet të mos jetë më një futbollist i Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi nga Tetova ka ndërprerë kontratën me të kuqtë, teksa shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet dhe nga klubi.

26-vjeçari erdhi te Partizani në janar të këtij viti për të zëvendësuar Xhuliano Skukën, por minutat e pakta gjatë kampionatit dhe mosaktivizimi në të dyja ndeshjet e Europës duket se kanë bërë 25-vjeçarin që t’i japë fund me “demat”.