Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë është luajtur dje pasdite ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Tiranës kryesuese, që u fitua nga tiranaset me rezultatin 0-3. Rezultatet e seteve kanë qenë:13-25,10-25,16-25. Ka qenë një lojë mjaft e mirë që u dominua tërësisht nga vajzat tiranase duke fituar lehtësisht dy setet e para.

Ndërsa seti i tretë pati pak më tepër rivalitet dhe u duk që Korabi do ta fitonte këtë set pasi udhëhiqte deri në pikën e 10-të, por gjithçka u përmbys nga vajzat mike të drejtuara nga trajneri Gurabardhi. Në këtë  mënyrë ata fituan edhe setin e tretë dhe të fundit 16-25 dhe krejt takimin 0-3. Pavarësisht kësaj humbje, Korabi arriti të mbante vendin e tetë në renditje dhe duke fituar të drejtën të luajë në Volej Liga, duke lënë poshtë vetes Vllazninë në vendin e nëntë, vend që nuk i dha asaj mundësinë të vazhdonte më tej kampionatin por do heqë dorë tashmë nga ecuria e mëtejshme e tij.

 

Nga Peshkopia

Fatmir Zhuzhi