Flamurtari zgjedh trajnerin e ri për sezonin 2026-2027. Ndryshe nga herët e tjera kur drejtuesit kanë preferuar emra të bujshëm, tani preferenca e tyre ka qenë për një trajner të ri dhe pasionant. Dhe për këtë arsye kanë zgjedhur Oltijon Kërnajën. Puna e mirë e bërë prej ti në sezonin e kaluar me Partizanin, ka bërë që vlonjatët t’ia besojnë atij pankinë.
Njoftimi i plotë i klubit Flamurtari:
Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kernaja!
Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta.
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!


