“Divorci” perfundimtar me Goce Sedloskin, ka hapur ne Shkoder “ankandin” per trajnerin e ri dhe si rrjedhoje nuk mungojne emrat e shumte per pankinen e mbetur bosh te Vllaznia. Deri dje, ne “pole position” kane qene emrat e Thomas Brdariç dhe Ardian Nuhiu, por sot ka te tjere emra qe po lakohen.
Dhe ne rrjetet sociale apo dhe ne media te ndryshme online, po behet fakt i kryer emerimi i Ernest Gjokes ne krye te skuadres shkodrane per sezonin e ri futbollistik.
Nisur nga kjo, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar permes gazetarit Maringlen Zhivani me kete trajner qe ka punuar edhe me pare ne Shkoder dhe ai ka thene nje pergjigje te shkurter ne lidhje me interesimin tone per kete çeshtje duke thene:
“Jo, nuk ka asgje te vertete ne lidhje me kete çfare po thoni ju. Une nuk ka dijeni per ndonje interesim te Vllaznise ndaj meje”.
Kaq mjafton per te kuptuar se lakimi i emrit te tij eshte thjesht thashethem merkatoje, por ne fakt gjithçka mund te presesh ne nje kohe te tille. Vllaznia brenda pak ditesh duhet te gjeje trajnerin e ri dhe lista e kandidateve sigurisht qe mund te jete e madhe./SHKODRA-SPORT.COM/