Shume diskutime per te ardhmen e tij dhe padyshim qe tifozet shkodrane e mirepresin nje rikthim te Esin Hakajt serish tek Vllaznia.

Mbrojtesi i majte qe eshte ende nen kontrate me Partizanin deri ne fund te ketij muaji, nuk e fsheh deshiren per t’iu bashkuar serish Vllaznise, por vete ai e ka pranuar se kjo nuk eshte vetem ne doren e tij.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar pasditen e sotme Hakajn dhe ai eshte shprehur: “Per momentin mund te konfirmoj se ende nuk ka asgje konkrete, por do te shohim ne ditet ne vazhdim.

Thjesht kam biseduar me drejtuesit e Vllaznise, por asgje me shume sepse une vazhdoj te jem ende nen kontrate me Partizanin dhe nuk eshte normale qe te flasim per detaje te tjera”.

I pyetur nderkohe nese ekziston deshira e tij per te riveshur fanellen kuqeblu me te cilen eshte rritur, apo çdo gje varet nga oferta financiare, Esin eshte pergjigjur: “Normal qe kam deshire per t’u rikthyer tek Vllaznia, por…”./SHKODRA-SPORT.COM/