Erjon Vucaj është larguar nga Deçiçi, duke ndërprerë kontratën me konsensus me këtë klub. Mesfushori shkodran, që ka luajtur me disa ekipe në elitën e futbollit shqiptar, ka dalë si futbollist i lirë në këtë mënyrë.

Lajmin e ka konfirmuar në një komunikim me “Shkodra Sport” vetë mesfushori 32-vjeçar, i cili largohet nga klubi shqiptaro-malazez pas afro dy sezonesh. Me këtë ekip, Vucaj u aktivizua në 39-ndeshje dhe arriti të shënojë edhe tre gola, duke lënë shenjat e tij në Tuz.

Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i tij. Në fakt, Erjon Vucaj ka provuar të luajë në skuadra të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, duke qenë një futbollist i rëndësishëm në të gjitha ekipet ku ka luajtur.

Kujtojmë këtu që Vucaj ka qenë pjesë e Vllaznisë, Laçit, Flamurtarit, Tiranës, Dritës dhe së fundmi Deçiçit.
Maringlen ZHIVANI