HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Flet menaxheri i Fjoart Jonuzit: Ja e vërteta e ofertës së...

EKSKLUZIVE/ Flet menaxheri i Fjoart Jonuzit: Ja e vërteta e ofertës së Partizanit

Mesfushorit kuksian Fjoart Jonuzi i ka përfunduar kontrata dy-vjeçare që ka patur me Vllazninë dhe për momentin, ai po shqyrton ofertat e tjera që kanë ardhur në drejtim të tij, teksa kuptohet që jo pak ekipe duan ta kenë në planet e tyre.

Në Shkodër i kanë ofruar një kontratë të re, teksa një gjë e tillë konfirmohet edhe nga burime të “Shkodra Sport” pranë skuadrës së Vllaznisë. Ndërkohë, poashtu ditën e djeshme, është folur që për këtë futbollist ka shfaqur interes edhe ekipi i Partizanit.

Për të mësuar diçka më shumë në lidhje me të ardhmen e Jonuzit, “Shkodra Sport” ka kontaktuar ditën e sotme me menaxherin e mesfushorit, Endri Muçmata, i cili ka dhënë një përgjigje të shkurtër për interesimin e Partizanit ndaj Jonuzit.

“Jonuzi te Partizani? Nuk ka asgjë zyrtare. Për momentin, janë vetëm fjalë”,-tha menaxheri i Jonuzit, Endri Muçmata.

Vetëm kaq, por pa sqaruar më shumë nëse do të diskutojnë më shumë për këtë ofertë apo do presë të mësojë edhe ofertat e tjera, që do të marrë nga ekipet e huaja jashtë Shqipërisë.

Fjoart Jonuzi është një mesfushor me të dhëna shumë të mira, teksa te Vllaznia ka treguar një formë shumë pozitive, duke patur edhe shumë vazhdimësi.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments