Eshte kthyer nga Arabia Saudite ku qendroi per disa dite i ftuar nga klubi i Al Nassr, klubi me te cilin u pat shpallur kampion plot 30 vjet me pare. Hysen Zmijani pas kthimit ne Shkoder ka rrefyer ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” emocionet e kesaj vizite ku takoi edhe nje nga me te medhenjte e futbollit boteror, Cristiano Ronaldon.
“Kam perjetuar emocione te jashtezakonshme gjate kesaj vizite. Se pari jam ndjere i vleresuar se tepermi qe Al Nassr pas 30 vitesh me beri nje respekt te tille sepse jam i pari ish- futbollist i atyre viteve qe ftohem per te vizituar qytetin, klubin dhe ndjekur ndeshjen e skuadres per te cilen sot po flet e gjithe Bota, per vete investimin dhe ndryshimin e madh qe ka pesuar.
Jane gjera qe nuk do t’i harroj kurre ne jeten time. Pak dite, por me mjaftuan per te kuptuar se respekti nuk mund te humbase kurre dhe klubi Al Nassr e tregoi kete gje”- eshte shprehur fillimisht Zmijani.
Ndersa ne lidhje me takimin me Cristiano Ronaldon, ai shtoi: “Nuk ishte e lehte ta takoje ate. Drejtuesit e klubit i kishin thene qe ka deshire te te takoje nje ish- futbollist i Al Nassr qe ka luajtur para 30 vitesh me te dhe eshte shpallur kampion dhe ai menjehere kishte thene “po”.
Por kur doli nga stadiumi, e çuditshme por askush nuk duhej te ishte i pranishem ne ambjentet para tij dhe deri te makina sepse nuk duhej ta shqetesonin!!! E takova dhe qe ne kontaktin e pare gjeja kryesore qe konstatova ishte se dora dhe trupi i tij ishin beton. Nuk kisha pare ndonjehere trup me te forte dhe me te formuar, beton krejt. Nje futbollist i jashtezakonshem”.
Te plote prononcimin e Hysen Zmijani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: