Në ditët e fundit një nga emrat që ka qarkulluar më së shumti që mund ti bashkohet Vllaznisë është ai i Idriz Bathes. Mesfushori që mbylli një sezon goxha pozitiv në Rumani me ekipin e Arad mund të rikthehet në Shqipëri.

Ai është kontaktuar nga ‘Shkodra Sport’ për të folur për këto lajme, ku ish-lojtari edhe i Tiranës dhe Besës në vendin tonë është shprehur shkurt.

Batha tha: “Është e vërtetë që kam pasur kontakt nga skuadra dhe drejtuesit e Vllaznisë. Për këtë i vlerësoj dhe jam krenar sepse bëhet fjalë për një nga ekipet më të mira në Shqipëri.

Por unë kam kërkuar kohën time sepse fillimisht do shqyrtoj ofertat që kam nga jashtë vendit. Megjithatë kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë”.

Në këtë mënyrë 30-vjeçari e pranon interesimin e kuqebluve, duke lënë ndoshta një gjysme dere të hapur për tek shkodranët. Megjithatë duket se fokusi i mesfushorit për të vijuar karrierën është jashtë Superiores.
Endri ÇINARI