Situata jo e mire qe po kalon Vllaznia e basketbollit te meshkujve ne ndeshjet e fundit, ka detyruar trajnerin e saj Fabian Gjuka te jape doreheqjen.

Ka ndodhur keshtu menjehere pas humbjes se sotme 76-85 ndaj Partizanit brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nje humbje qe trajneri nga Peja nuk e ka kaperdire dot dhe prandaj ai eshte dorehequr.

Gjuka nuk eshte paraqitur para gazetareve ne fund te ndeshjes, por ne nje bisede te shkurter me te ne ambjentet prane dhomave te zhveshjes, ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” ai eshte shprehur:

“Do largohem. Me keqardhje e them kete gje, por keshtu nuk mund te vazhdoj. Skuadra nuk me pergjigjet. Shoh shume oshilacione te saj qofte edhe brenda nje ndeshje. Ne keto kushte, zgjidhja me e mire e mundshme eshte largimi im”- eshte shprehur ai.

Tashme duhet pare se çfare do te ndodhe ne vazhdim dhe se kush do ta zevendesoje ate ne pankinen e Vllaznise. Skuadra shkodrane siç eshte bere e ditur synon titullin kampion, por me keto oshilacione qe po tregon, rruga duket shume e veshtire./SHKODRA-SPORT.COM/