Vllaznia do te luaje neser (e hene) ne ora 17:00 ne stadiumin e Korçes ndaj Skenderbeut vendas ndeshjen e fundit te fazes se trete te “Abissnet Superiore”. Nje sfide shume interesante ne mes dy skuadrave qe po dhurojne rezultate te mira dhe lojera te bukura kete sezon.
Nderkohe ne kampin shkodran problemi kryesor ne kete pragndeshje ka qene demtimi i dy portiereve te pare te ekipit, Kristi Qarri dhe Jurgen Mehidri. Si rrjedhoje eshte planifikuar qe ne takimin ndaj Skenderbeut te mbroje porten 18 vjeçari Aron Jukaj.
Megjithate ka ende nje shprese te vogel qe njeri ne mes Qarrit dhe Mehidrit te rikuperohet dhe kete e ka bere te ditur trajneri Qatip Osmani kur ka deklaruar: “Sigurisht që dy portierët e parë janë të dëmtuar, por deri të hënën besoj se njëri prej tyre do të jetë i gatshëm”.
Kete gje e perforcon edhe fakti tjeter qe drejt Korçes ne fakt kane udhetuar me ekipin plot 4 portiere. Behet fjale perpos Qarrit, Mehidrit e Jukajt, edhe per 18 vjeçarin tjeter qe luan me Vllaznia U21, Rezart Bunjaj.
Po kush do jete neser ne porte? Me siguri qe kjo do te vendoset vetem pak ore para ndeshjes duke pare edhe gjendjen e secilit prej ketyre “gardianeve”. Por pavaresisht ketij fakti, te Vllaznia jane te bindur per te tentuar marrjen e nje tjeter rezultati pozitiv./www.shkodrasport.com/