Ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit ka qene nga me te miret ne fushe. Christian Bredford nga ndeshja ne ndeshje ka ardhur duke e rritur performancen e tij dhe shpresat jane qe te vazhdoje keshtu ne menyre qe ta ndihmoje ekipin per te arritur objektivin qe ka.

Ai ka dhene nje prononcim per “TV1 Channel” ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate ndaj “Goga Basket” per te cilen eshte shprehur:
“Unë dhe skuadra e ndjejmë vetën shumë mirë në prag të kësaj ndeshje, por duhet ta dimë se Goga Basket është një skuadër shumë e fortë dhe me eksperiencë.

Megjithatë, asnjë skuadër nuk është përfekte dhe ndaj secilës mund të fitojmë, prandaj edhe ne si Vllazni shkojmë në Durrës për të kërkuar rezultat pozitiv. Ndeshje me Partizanin na ka shërbyer për mirë të gjithëve në skuadër duke na motivuar edhe më shumë, sidomos në aspektin psikologjik për të dhënë më të mirën në ndeshjen me Goga Basket.

Ne do të vazhdojmë të stervitemi me shumë përkushtim dhe të japim më të mirën tonë që diten e ndeshjes të jemi në formën e duhur sportive, në mënyrë që ajo fitore ndaj Partizanit të na ndjekin edhe më pas me të tjera në vazhdim.”

Ndeshja me “Goga Basket” eshte e para e serise se fundit te perballjeve te ketij kampionati dhe Vllaznia eshte ende e rrezikuar per renien megjithate Bredford nuk mendon keshtu. Prandaj dhe shprehet:

“Ne do të qëndrojmë në Ligë dhe këtë e them me shumë siguri që duke u bazuar në kontributin e të gjithë pjesëtarëve të skuadrës ne do të arrijmë këtë objektiv. Duhet thënë se fillimisht kemi qënë pak lojtarë të rinj në ekip, por tashmë u bënë disa që punojmë së bashku dhe e njohim njëri-tjetrin dhe patjetër që rezultatet do të vazhdojnë të jenë edhe më të mira.

Mua më pëlqen shumë të jem këtu në Shkodër, njerëzit janë tepër të mirë dhe miqësorë. Është një qytet shumë i bukur që na bën neve të ndjehemi si në shtëpinë tonë këtu. Në lidhje me vazhdimësinë, do ta vlerësoja shumë nëse më vjen ofertë tjetër nga presidenti Xhaferi, por tashmë mund të them se jemi në një fazë të fokusuar tek ndeshja dhe qëndrimi në Ligë.”