Trajneri i ekipit të të rejave të Vllaznisë në volejboll për femra, Ferdinand Bardeli, është larguar nga drejtimi i kësaj skuadre. Tashmë, ai nuk do ta vazhdojë më punën e tij te ky ekip dhe si rrjedhojë, edhe është larguar.

Në fakt, nuk dihen arsyet konkrete të këtij largimi të trajnerit shkodran, por burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se Ferdinand Bardeli nuk do të jetë më trajner i Vllaznia U20 në volejboll për femra pas vetëm dy javësh kampionat sepse ka vendosur të largohet.

Diçka e pakuptimtë kjo kur ka filluar sezoni i kampionatit të të rejave dhe është luajtur vetëm java e parë, por ky është realiteti. Vitin e kaluar, Bardeli fitoi titullin dhe Kupën “Rinia” me këtë ekip, por këtë sezon siç duket tashmë, pas vendimit të presidentit Florian Zekja, ai nuk do të jetë më në krye të Vllaznisë U-20 në volejboll për femra.

Tashmë, në vazhdim duhet gjetur një zgjidhje nga drejtuesit e Shoqatës për emrin e ri që mund të vijojë punën në krye të ekipit të të rejave të Vllaznisë në volejboll. Një situatë kjo që vjen pikërisht në prag të javës së tretë të kampionatit të të rejave.

Diçka absurde që vjen pikërisht në këtë moment, kur janë luajtur vetëm dy javët e para dhe në vend që Vllaznia e të rejave në volejboll, të mendojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë, i duhet të mendojë më parë për emërimin e trajnerit të ri nga ana e presidentit të Shoqatës së volejbollit të femrave të Vllaznisë, Florian Zekja.
Maringlen ZHIVANI