Ne dy ndeshjet e fundit, ato ndaj Egnatias dhe Kastriotit ne mbrojtjen e Vllaznise kane luajtur Kruja ne te djathte e Bulatoviç ne te majte, ndersa ne qender ka qene dyshja e perbere nga Shehi dhe Gurishta.

Por per ndeshjen e neserme ndaj Partizanit ky repart thuajse do te ndryshoje i teri. Gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar se trajneri Josa ka nder mend te beje ndryshime. Kuptohet ne njefare menyre i kushtezuar edhe nga rikthimet e Hakajt dhe Smajlit.

Keta dy te fundit kane qene te demtuar dhe nuk kane luajtur ne sfidat ndaj Egnatias e Kastriotit por neser pritet te jene ne fushe. I pari ne krahun e majte te mbrojtjes qe eshte edhe pozicioni i tij natyral dhe i dyti ne te djathte te ketij reparti.

Nga ana tjeter, ndryshime do te kete edhe ne qender teksa kete here pas shume kohesh do te rikthehet te luaje ne vendin e tij malazezi Bulatoviç. Ai do te formoje dyshen e qendres sebashku me kapitenin Gurishta ne ndeshjen e neserme ndaj Partizanit.

Gazeta meson se kjo eshte ideja paraprake e stafit teknik te Vllaznise, ndonese ka edhe nje plan tjeter qe Shehi te luaje me Bulatoviç ne qender dhe Gurishta te spostohet ne te djathte, por me shume mundesi do te fitoje opsioni i pare./SHKODRA-SPORT.COM/