Mesfushori 18 vjeçar shkodran Justin Ferizaj (Puka) nga sot eshte zyrtarisht futbollisti i Frosinones ne Itali. Lojtari i lindur ne Irlande ka firmosur kontraten e re me klubin italian dhe per tre vitet e ardhshme do te jete pjese e tij.
Ende nuk eshte e qarte shuma qe ka perfituar Shamrock Rovers nga shitja e yllit te saj te se ardhmes, por burime te “Shkodra Sport” bejne te ditur se shuma eshte e konsiderueshme.
Kjo sepse klubi irlandez nuk ka dashur te heqe dore kollaj nga sherbimet e ketij lojtari dhe per ta bere kete gje, ka kerkuar nje demshperblim te madh, derisa eshte gjendur akordi me Frosinonen.
Ne fakt, kane qene dhe ekipe te tjera qe e kane patur ne vemendje Justin Ferizajn, por ne fund ka qene Frosinone qe eshte treguar me e shkathet duke e blere kartonin e tij. Mesa duket lojtari ne sezonin e ri fillimisht do te luaje me ekipin U19, por do te jete gjithmone ne vemendjen e ekipit te pare.
Kujtojme qe Ferizaj perveçse me ekipet e moshave te Sharrock, ka luajtur edhe me ekipin e pare, madje ka debutuar qe ne moshen 17 vjeçare ne “Champions League” me te. Njekohesisht mesfushori eshte edhe pjese e kombetares U19 te Irlandes.
Gjergj KOLA