Vllaznia U17 ka fituar ndeshjen e gjashte ne kampionatin e sivjetem. Ajo ka mundur paraditen e sotme Shkendine e Durresit me rezultatin 3-0 ne ndeshjen e luajtur ne “Reshit Rusi” ne kuadrin e javes se tete te kampionatit.

Ne pjesen e e pare ka qene nje gol i kapitenit Enes Papaj qe ne minuten e 3-te i ka vene ne udheheqje futbollistet shkodrane. Perveç ketij goli, ata kane patur edhe raste te tjera shenimi por lojtaret e sulmit nuk ia kane dale dot t’i konkretizojne duke shenuar ne porten durrsake. Pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol.

Ne te dyten, ekipi kuqeblu do te fitonte edhe nje 11-metersh te cilin do ta kthente ne gol mesfushori Arval Maliqi ne minuten e 65-te ndersa ne minuten e 85-te Bulku do te shenonte autogol ne porten e tij duke kompletuar kesisoj fitoren 3-0 te Vllaznise ne kete ndeshje

Me kete fitore, Vllaznia U17 ngjitet ne kuoten e 19 pikeve. Siç dihet, humbja javen e kaluar ndaj Tiranes ne nje ndeshje te shoqeruar me probleme te medha per gjykimin, ka lene pasoja tek skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi sepse sot ajo duhej te ishte ne vendin e pare te renditjes.

Megjithate gara eshte e hapur deri ne fund dhe padiskutim qe Vllaznia U17 do ta tentoje titullin kampion. Ne perberje te saj ka lojtare cilesore te cilet po i shfaqin vlerat e tyre nga ndeshja ne ndeshje dhe per kete arsye, ata e meritojne te vleresohen si me te miret e kampionatit.
www.shkodrasport.com