Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Mirel Josa pranë rikthimit në pankinën e skuadrës së njohur

EKSKLUZIVE/ Mirel Josa pranë rikthimit në pankinën e skuadrës së njohur

Ish- trajneri i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera, Mirel Josa, do të rikthehet sërish në pankinë për të drejtuar pas pak muajsh pushim që kaloi sepse në ditët e ardhshme ai pritet të zyrtarizohet në krye të skuadrës së njohur.

Bëhet fjalë për atë të Prishtinës. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë marrë tashmë vendimin dhe do ta konkretizojnë në ditët në vijim. Por fillimisht do të mbyllin gjithçka me trajnerin aktual Emanuel Egbo.

Ky i fundit nuk arriti dot të fitonte as Kupën e Kosovës dhe si rrjedhojë drejtuesit e Prishtinës kanë ndër mend të bëjnë rrokadë në pankinë duke rikthyer Mirel Josën.

Tekniku i njohur e ka drejtuar këtë skuadër edhe në vitin 2017 dhe duket se ka lënë përshtypje të mirë me punën e bërë, prandaj dhe skuadra kryeqytetase dëshiron ta ketë përsëri në pankinën e saj edhe për sezonin e ri./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments