Italia dhe Seria A po behen destinacioni i preferuar i futbollisteve shqiptare. I rradhes qe pritet te transferohet aty eshte mesfushori shkodran Justin Ferizaj. Mediat italiane dhe jo vetem bejne te ditur se klubi i Frosinones ka arritur akordin me Shamrock Rovers i cili zoteron kartonin e tij.

18 vjeçari shkodran qe ka lindur ne Irlande, ka shkelqyer edhe me ekipet kombetare te moshave te ketij vendi, por njekohesisht ka luajtur edhe me ekipin e pare te Shamrock Rovers, madje edhe ne Kupat e Europes ku dhe ka spikatur per paraqitjet e tij.

Pikerisht nisur nga te gjitha keto te dhena, Frosinone ka kohe qe e ndjek dhe mesa duket tashme e ka gjetur gjuhen e perbashket me klubin irlandez, ne arken e te cilit do te derdhe nje shume te konsiderueshme te hollash.

Po ashtu, “Shkodra Sport” meson se me vete lojtarin, klubi italian ka arritur nje marreveshje paraprake trevjeçare. Tashme gjithçka mbetur vetem per hedhjen e firmes ne kontrate dhe zyrtarizimin e ketij transferimi.

Justin Ferizaj do te behej shqiptari i trete tek Frosinone sepse pjese e saj jane edhe mbrojtesi me origjine nga Bajza Sergio Kalaj si dhe sulmuesi Marvin Çuni.