Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, është përsëri në telashe dhe sërish për probleme me patentën.
Pasi u dënua në vitin 2015 të paguante 10.500 euro, sepse kishte pasur një debat me policinë, që i kishte vënë gjobë për parkim të gabuar, lojtari i katalanasve është shpallur sot fajtor për një shkelje tjetër. Pike, më 31 gisht, ka drejtuar makinën pa pasur pikë në patentë.
Pike ka dëshmuar mëngjesin e sotëm në gjyq dhe është shpallur fajtor për “krim kundër sigurisë në trafik”. Ai ka pranuar gjobën e 48.000 eurove për të shlyer gabimin e tij.
Lojtari i Barcelonës ishte ndaluar nga policia më 31 gusht në një rrugë qendrore të qytetit katalanas. /vipsport/