E ndjek nga larg por me shume vemendje dhe interes ecurine e Vllaznise dhe ashtu si te gjithe shkodranet, edhe ai ka deshiren e madhe qe kjo skuader te shpallet kampione sivjet.

E kemi fjalen per ish- futbollistin kosovar Ilir Nallbani. Ai ka 8 vjet qe eshte larguar nga Shkodra, qytet ku ka kaluar mbi gjysem dekade duke luajtur futboll per skuadren e tij dhe eshte ende i lidhur me te ngushtesisht.

Ish- mesfushori i njohur e ndjek Vllaznine ne çdo ndeshje dhe kete gje ka bere edhe sot kur ajo ka luajtur ne Durres dhe padyshim qe eshte ndjere i zhgenjyer nga humbja e pesuar.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, dhene gazetarit Andi Gjurgjej, Nallbani evidenton renien e formes se futbollisteve shkodrane, gje qe sipas tij mund t’i kushtoje skuadres, por nga ana tjeter shpreh deshiren qe Vllaznia te mundet te fitoje titullin kampion. Ndiqeni me poshte intervisten e tij:

-Tashme qe jeni shkeputur nga futbolli aktiv, e ndiqni kampionatin shqiptar dhe per me teper Vllaznine si nje ish futbollist i kesaj skuadre?

Kampionatin shqiptar e ndjek rregullisht kryesisht ekipin tim te zemres Vllaznine e Shkodres, me te cilen kalova karrieren time sportive me shume suksese te kjo skuader dhe me plot emocion. Une e ndjek me deshire ne cdo ndeshje dhe po ashtu gezohem shume per ecurine e Vllaznise.


-Ne syrin tuaj si e shihni Vllaznine e ketij sezoni ku ne kete edicion po pretendon per fitimin e titullit?

Ne kete kampionat, Vllaznia ka patur nje organizim te mire nga presidenti, stafi teknik, trajneri dhe nga futbollistet te cilet me plot merite jane ne vendin e pare dhe shpresoj te vazhdojne keshtu deri ne fund.


-Sot Vllaznia luajti ndaj Teutes ne perballjen direkte per vendin e pare ku doli e humbur nga kjo sfide. Sipas jush, kjo humbje i lekund ndopak pozitat e Vllaznise?

Ne keto ndeshje te fundit, Vllaznia nuk eshte ne formen e saj me te mire dhe ka disi nje renie te formes se futbollisteve te ekipit, gje qe mund te kushtoje shume sepse mund te humbin kampionatin nga pakujdesia.

-Mendoni se pas mbarimit te sezonit, Vllaznia do mund ta riktheje titullin ne Shkoder pas 20 vitesh?

Une shpresoj qe Vllaznia do te shpallet kampion kete sezon sepse e meriton ta fitoje titullin kete sezon. Nje gabim qe ka ndodhur ne pjesen e pare te sezonit eshte sepse pas çdo ndeshje kane festuar shume dhe e kane marre me lehtesi. Jane gezuar qe ne dhjetor ku u shpallen kampion dimri gje qe mund te kushtoje ne fund te sezonit.

Keshtu qe duhet te jene me kembe ne toke deri ne fund dhe t’i marrin ndeshjet me rradhe. Ndeshja e fundit qe ka humbur me Teuten eshte nje hap fals dhe qe mund te jete shume e demshme per ecurine e ekipit sepse jane futur ne presion te madh.
Uroj qe ne ndeshjen e rradhes Vllaznia te fitoje.

-Ju ne te kaluaren keni provuar te luani me Vllaznine ku dhe keni fituar Kupen e Shqiperise me kete ekip. Ndjesia juaj per ato momente?

Per 5 vite e gjysem sa isha pjese e Vllaznise ishte nje privilegj per mua dhe nje nder qe kam veshur fanellen e ekipit me te madh shqiptar Vllaznise se Shkodres.

Sa kam qene pjese e Vllaznise kemi patur suksese. Ne cdo vit kemi qene pretendent per trofe dhe ne cdo vit kemi marre pjese ne Kupat e Europes ne te cilen kemi patur suksese dhe kemi luajtur me ekipe te ndryshme. Une ju jam mirenjohes gjate gjithe jetes time qytetit te Shkodres, ekipit te Vllaznise dhe tifozerise qe cdo here me kane perkrahur dhe respektuar. Ju jam mirënjohes gjithe jeten dhe kurre nuk do t’i harroj.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ