Ka dhënë kontributin e tij si futbollist për vite me rradhë, por po e jep edhe tani për Vllazninë e tij të zemrës. Në mënyra të ndryshme kuptohet dhe njëra nga to është duke i propozuar lojtarë apo trajnerë për të. Ashtu siç ka bërë së fundi me trajnerin Brdariç dhe duket se “i ka rënë 10-tës”.
Uliks Kotrri ndonëse jeton në Gjermani, vjen shpesh në Shkodër dhe sa herë që ndodh kjo atëherë atë e sheh pranë Vllaznisë së tij. Në stërvitje dhe ndeshje. Ndjehet mirë pranë ngjyrave kuqeblu dhe kuptohet që kjo e bën atë entuziast edhe për ecurinë aktuale të skuadrës duke uruar e shpresuar që një ecuri e tillë të vazhdojë sa më gjatë dhe skuadra ta mbyllë sezonin me sukses.
Ditët e fundit Kotrri ka qenë në Shkodër dhe si rrjedhojë ka pranuar me kënaqësi që të flasë me gazetarin Andi Gjurgjej për “Shkodra Sport” duke dhënë një intervistë të gjatë vetëm e vetëm rreth Vllaznisë, intervistë që mund ta ndiqni më poshtë:
– Se pari Kotrri, faleminderit qe pranove te intervistohesh per Shkodra Sport…
-Te lutem. Faleminderit juve për mundësinë që më jepni për të folur rreth Vllaznisë.
-Jetoni ne Gjermani prej vitesh dhe ju eshte dhene rasti te vini shpesh ne Shkoder. Si ju duket atmosfera ne qytetin tuaj te lindjes ku dihet se Vllaznia po kalon momente te mira?
Une jetoj ne Gjermani por per fat te mire kam mundesine te vij shpesh ne Shkoder dhe si çdo qytetar i Shkodres dhe si ish-futbollist me vjen mire shume qe Vllaznia po kalon nje moment te mire. Eshte moment shume i mire i Vllaznise e padyshim qe po e shijojme te gjithe. Shpresojme te zgjase sa me gjate kjo gjendje e mire, e ne vere te kemi arritur sa me lart ne tabele.
– U bene 13 vite qe ke lene futbollin. Sa ju mungojne ato momente kur ju ishit lojtar i Vllaznise?
Kam patur fatin e mire qe kam qene pjese e Vllaznise ne momentet me te mira te saj. Kam shijuar titullin kampion e kupen Republikes te fundit te marra nga Vllaznia, e shpresoj shume qe kete vit mos te jene te fundit te marra nga Vllaznia.
-Si ju duket Vllaznia e ketij sezoni?
Vllaznia e ketij sezoni eshte ne rruge shume te mbare. Ben nje futboll shume te bukur. Nje futboll qe i shkon per shtat ketij emri te madh te futbollit shqiptar. Nje futboll te hapur e teknik dhe me shume rrezikshmeri per porten e kundershtarit.
-Ç’mendim keni per futbollin shqiptar ne teresi?
Pike se pari, futbolli shqiptar ka nevoje per investim ne infrastrukture ku brezi i ri te mesoje futbollin profesionist, qe ata te behen konkurrues ne Rajon e me vone ne europe.
-Vllaznia po arrin rezultate te jashtezakonshme. Si e vleresoni punen e trajnerit gjerman Thomas Brdariç?
Trajneri po ben pune te mire por prape duhet nje plan afatgjate per Vllaznine qe te vije brezi i ri e te marre ne dore Vllaznine e ekipit te pare se Shkodra ka talente por talentet duan pune qe te mberrijne ne profesionalizem. Qe te behesh profesionist duhen fusha e infrastrukture e mire. Pa keto, eshte e pamundur zhvillimi afatgjate i Vllaznise.
-Nje vleresim per Plorin, Osjen, Lekiqin dhe drejtorin sportiv Djarmati?
Te gjithe jane hallka te rendesishme te kesaj Vllaznie te suksesshme, kush me shume e kush me pak.
-Vllaznia eshte drejtuar edhe me pare nga nje trajner gjerman. Çfare ndryshimi ka Vllaznia per nga aspekti i lojes ku drejtohej asokohe nga Ulrih Schulze dhe tani qe ne krye te ekipit eshte Thomas Brdariç?
Te dy jane thuajse te nje sistemi futbolli, futboll sulmues. Bërdariç eshte me modern, normal. Me ekipin eshte si nje shok me futbollistet. Eshte me afer tyre e mundohet qe prej gjithsecilit te marre maksimumin.
-Pas gati nje dhjetevjeçari me shume probleme, Vllaznia ia doli te perfaqesohet nga nje sponsor kryesor, ku Alban Xhaferi i doli per zot ketij ekipi ne nje periudhe shume te veshtire. Çfare mendimi keni per te? Si e vleresoni guximin e tij?
Eshte kjo qe i ka munguar Vllaznise. Nje njeri qe merr tamam drejtimin e ekipit. Shpresoj qe ky bashkepunim te vazhdoje sa me gjate ose ne rastin ideal me privatizimin qe Vllaznia te behet si te gjithe klubet e tjera te Europes me nje plan biznesi te qarte e afatgjate.
-Sipas jush, cilat ekipe i sheh si pretendente deri ne fund te kampionatit dhe a eshte Vllaznia nje nder to?
Them se tabela e klasifikimit tregon qarte pretendentet deri tani. Perveç Vllaznise eshte Teuta e Kukesi qe i shoh per momentin si ekipet me te forta.
-Erdhi janari qe perkon me hapjen e merkatos. Mendoni se Vllaznise i duhen nderhyrje per te perforcuar grupin e lojtareve, dhe nese po, ne cilin repart e shihni si me te nevojshem?
Nderhyrja e dimrit eshte shume e veshtire e do dhe shume fat, pasi lojtaret e mire nuk i leshon asnje ekip. Por prape nuk eshte e pamundur per te marre ndonje lojtar ne huazim deri ne vere nga ndonje ekip i mire. Sulmin e shoh per nderhyrje. Pozicionet e tjera i shoh mire dhe pa ndonje problem te madh.
-Deshira e tifozeve shkodrane eshte qe Vllaznia te shpallet kampione. Me kete ecuri mendoni se skuadra shkodrane kete sezon do mund ta mbylle me nje kupe te fituar qofte kampionatin apo Kupen e Shqiperise?
Eshte rruge e gjate e nuk mund te flasesh per kampion apo diçka tjeter. Padyshim qe do kisha qejf qe te mbaronte kampionati neser e Vllaznia te shpallej kampione, por dihet qe jane luajtur vetem 12 ndeshje dhe eshte vetem çereku i assj gare qe do te jete e veshtire.
-Keni provuar te fitoni kampionatin me Vllaznine ne 2001-shin por dhe Kupen e Shqiperise ne 2008-ten dhe e ke ndjere shijen e ketyre trofeve. Cili trofe ka qene me “i embel” per ty?
Te dyja kan qene te bukura. Gjithsecila ne menyren e vet. Por titulli kampion eshte prap diçka me e madhe se fitimi i Kupes se Shqiperise.
-Dikur Vllaznia kishte lojtar si Grima, bomberi Sinani, Martini, Lici, Osja, Belisha etj, madje i keni patur dhe shoke skuadre. Si ju duken lojtaret aktuale? Mendoni se ato do mund ta dergojne Vllaznine aty ku e ka vendin?
Vete momenti aktual i Vllaznise tregon per nivelin e lojtareve qe jane ne ekip. Shpresojme qe keto lojtare te vazhdojne me kete ritem sa me gjate qe te arrijne diçka per vete ne rradhe te pare e pastaj per Vllaznine, e me vone dhe per ne sportdashesit.
– Cila është pika më e fortë e skuadrës aktuale?
Jane nje grup i mire qe duhet vleresuar, por te shohim ne fund. Te gjithe si grup po funksinojne mire e kjo eshte sekreti i Vllaznise deri tani. Nuk ka yje ne ekip, por se bashku po bejne nje grup te konsoliduar.
-Keni nisur te luani me Vllaznine me fillimin e viteve 90′ ku jeni perfshire ne shume ndeshje dhe momente te bukura. Kë do veçonit me shume prej tyre?
Fitimin e kampionatit e te kupes patjeter. Dihet qe kurorezimi i punes eshte gjeja me e mire per nje futbollist.
-Sa nostalgjik jeni per ato vite qe keni mbajtur veshur fanellen kuqeblu?
Eshte ekipi i zemres dhe normalisht qe kane qene momente te paharruara. Kam pasur fatin qe te kemi patur dhe sukses si ekip e padyshim qe edhe kujtimet jane edhe me te bukura kur ke arritur suksese me ekipin e zemres.
– Faleminderit per intervisten qe dhate per Shkodra Sport…
Faleminderit juve.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ