Degjojme shpeshhere per organizime te ndryshme te grupeve te tifozeve per te ndihmuar ata qe jane ne nevoje dhe per t’u siguruar nje bilete per ne stadium, por rasti i sotem i nje tifozi te Vllaznise eshte shume i veçante dhe i paprecedente deri me tani.

Burime prane klubit Vllaznia bejne te ditur per “Shkodra Sport” se nje emigrant nga Velipoja qe jeton ne Itali ka bere nje gjest fantastik diten e sotme duke paguar 1 mije bileta per ndeshjen ndaj Craioves qe do te luhet te enjten ne darke ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ai ka prenotuar dhe paguar keto bileta ne tribunen D duke paguar kesisoj nje shume prej 5 milione lekesh!!! Nje ngjarje qe tregon vertete nje gjest fisnik dhe shume te veçante te ketij emigranti qe nuk ka deshire as t’i dale emri.

Nga sa behet e ditur, porosia e vetme e tij eshte qe keto bileta te shkojne per njerezit ne nevoje, per ata qe nuk kane mundesi ta paguajne kete bilete dhe padyshim qe ky eshte nje gjest per t’u promovuar dhe evidentuar si shume i veçante.

E gjitha kjo ka ardhur thjesht nga dashamiresia e tij per te ndihmuar njerezit dhe per ta pare stadiumin te mbushur ne kete ndeshje te rendesishme te vlefshme per “UEFA Europa Conference League”. Nuk na mbetet gje tjeter vetem qe ne emrin e tifozeve shkodrane t’i themi ketij njeriu fisnik, FALEMINDERIT!/SHKODRA-SPORT.COM/