Prania e tij ne krah te Fakiç dhe drejtuesve te Dinamos ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” gjate dites se djeshme ne miqesoren ndaj Vllaznise, ka shtuar zerat se sulmuesi shkodran Sindrit Guri eshte shume prane firmes me blute e kryeqytetit.

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri në tribunën e ‘Loro Boriçit’. Gati rikthimi në kampionatin shqiptar

Por ne fakt, gazeta ne menyre ekskluzive meson nga burime prane lojtarit se Dinamo eshte “opsion i dyte” per 30 vjeçarin qe me se shumti eshte i interesuar per nje oferte jashte vendit.

“Shkodra Sport” ka marre vesh se per Gurin ka shfaqur interes nje ekip i Liges 2 te Austrise dhe gjithçka pritet te mbyllet ne ditet ne vazhdim sepse palet duken shume prane akordit.

Por nese kjo nuk ndodh, atehere per 30 vjeçarin shkodran, opsioni i dyte dhe ndoshta i vetmi qe mbet ne loje eshte ai i Dinamos, per te hedhur firme per te deri me 31 gusht qe eshte edhe afati perfundimtar i mbylljes se merkatos./SHKODRA-SPORT.COM/