Superiorja luan në fundjavë javën e 24-t, që sjell disa sfida interesante si në lidhje me zonën europiane, ashtu edhe për mbijetesën.

Nga Federata Shqiptare e Futbollit është vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen ditën e shtunë, të paktën deri tani.

Tri ndeshje do të luhen në orën 14:00, kurse dy të tjera në orën 17:00. Partizani-Luftëtari dhe Skënderbeu-Lushnja mbyllin këtë javë, ku me shumë interes pritet sfida mes të kuqve dhe gjirokastritëve, në garë për një vend në kupat e Europës.

Java e 24-t
10.03.2018, ora 14:00

Kukësi-Teuta

Laçi-Flamurtari

Kamza-Vllaznia

Ora 17:00

Partizani-Luftëtari

Skënderbeu-Lushnja
/vipsport/