Ndonese eshte me origjine nga Shkodra, ai ka luajtur me Vllaznine vetem nje sezon, ate 2002-03, kur ka qene ne fushe ne 22 ndeshje te kampionatit, duke shenuar edhe 8 gola. E kemi fjalen per futbollistin Sokol Ishka.

Qe prej atij momentin kane kaluar 18 vjet, megjithate per te ende ka mbresa te pashlyeshme ne mendjen e tij. Ka qene pjese e kesaj skuadre kur ajo ishte ne nivele te larta dhe pjese e saj ishte lojtare shume cilesore.

Shkodranet besoj se duhet ta dine qe Sokol eshte nipi i nje emri te madh te futbollit, Bahri Ishkes. Duke patur ne dejet e tij “gjak shkodrani” ai shpreson qe Vllaznia sivjet te dale kampione dhe kete nuk e thote thjesht nisur nga origjina e tij, por edhe nga mundesite qe ka skuara.

Ishka ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” teksa i ka rrefyar gazetarit Andi Gjurgjej edhe emocionet qe ka perjetuar kur ka veshur fanellen kuqeblu. Per me shume, lexoni me poshte intervisten e tij.

– Sokol, si e shihni situaten aktuale ne kampionat ku kane mbetur dhe 11 jave nga fundi i saj? Na jepni nje opinion rreth kesaj…

Besoj se do jete nje gare e forte ku ekipet per te fituar kampionatin do jene Vllaznia, Laci dhe Partizani. Une shpresoj qe Vllaznia te shpallet kampion ne fund. I ka te gjitha mundesite.

– Vllaznia rimori serish kryesimin pas fitores se fundit me Kastriotin. Sipas jush skuadra shkodrane eshte gati per te pretenduar deri ne ndeshjen e fundit

Po, Vllaznia ne fillim te kampionatit pati nje start shume te mire pastaj disa luhatje por besoj tani se ekipi i kaloi keto veshtiresi e eshte aty ne vendin e pare me shume merite.

– Ne dy fazat e para Vllaznia udhehoqi kampionatin me 12 pike distance dhe tashme diferenca me rivalet eshte ngushtuar ne vetem 2 pike. Si mendoni, ku ka çaluar ky ekip me fillimin e fazes se trete?

Mendoj qe grupi i lojtareve qe ka Vllaznia eshte nje grup shume i mire por ne merkaton e janarit drejtuesit e Vllaznise duhet te ishin me te kuidesshem me blerjet ndoshta duheshin 2 ose 3 blerje me te sakta. Mendoj se duhet te ishin lojtare te nje niveli pak me te mire se lojtaret qe u moren.


– Çfare duhet te permiresoje trajneri Brdaric dhe cfare i keshilloni atij per vazhdimesine?

Trajneri per mendimin tim deri tani ka bere nje pune te shkelqyer. Keto 11 jave qe kane ngelur duhet t’i marrin ndeshjet nje nga nje dhe lojtaret te japin maksimumin ne fushe dhe te besojne deri ne fund sic kane qene per shume kohe ne vendin e pare, keshtu qe mos t’iu duket cudi qe edhe kampionatin e fitojne. Per mendimin tim Vllaznia e meriton te shpallet kampion dhe i uroj shume suksese.


– Keni besim se pushimi 1 javor do i sherbeje skuadres qe te rikuperoje energjite dhe te kthehet me e forte?

Besoj qe po. Kush ka qene i demtuar ka rikuperuar. Trajneri ka patur me shume kohe te stervise ekipin e te provoje skemat e tij.


– Te kthehemi pak mbrapa ne kohe, ju ne te kaluaren keni luajtur me Vllaznine. Si e kujtoni ate periudhe dhe a e ruan akoma ne memorien tende?

Po une kam luajtur nje vit me Vllaznine. Ka qene nje nga vitet e mia me te mira. Kam patur kenaqesine te luaj me lojtare si Sinani, Bejzade, Martini, Cungu, Osja e shume te tjere, e me nje president si Myftar Çela e me nje tifozeri shkodrane te mrekullueshme. Kujtime shume te bukura.


– Ju keni qendruar nje vit ne Shkoder. Pse nuk qendruat me gjate? Cfare ndikoi ne vendimin tend?

Une do kisha qendruar me shume ne Shkoder por ndodhi vrasja e presidentit e shume loitare qe ishim ne Shkoder iken neper ekipe te tjera. Kjo ka ndikuar.

– Pervec aktivizimit tuaj me Vllaznine keni patur dhe eksperienca te tjera me ekipet e Superliges. Me Vllaznine do mund te konsiderohet nga ju si eksperienca dhe momenti me i bukur?

Une kam luajtur me Tiranen, Partizanin, Dinamon por me Vllaznine do ngelet eksperienca me e bukur per arsye se une me origjine jam shkodran.


– Ju mungon kenaqesia e te qenurit lojtar i Vllaznise? Jeni nostalgjik per kohen e kaluar ne Shkoder?

Po une ne Shkoder kam kaluar shume mire. Normal qe me mungon edhe stadiumi por edhe tifozeria shkodrane.

– Mbani akoma kontakte me miqte tuaj ne ate qytet?

Po mbaj kontakte, jo me te gjithe por me disa prej tyre.

– Se fundmi, ju tashme e keni lene futbollin. Mund te na thoni me se merreni tani ? Cili eshte aktiviteti juaj ditor?

Une per disa kohe u mora me ekipet e femijeve por tani merrem me nje biznes privat. Jam jashte sportit per momentin.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ