Pasi nuk i shkuan gjerat mire ne Indi, Thomas Brdariç ka te njejtin fat edhe ne Kuvajt. Ish- trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç mesohet se nuk eshte me ne krye te skuadres se Al Arabi SC.
Nje lajm ekskluziv ky qe behet i ditur per gazeten “Shkodra Sport” nga burime prane trajnerit, megjithate nuk eshte e qarte nese Brdariç ka dhene vete doreheqjen apo e kane shkuar nga drejtimi i kesaj skuadre.
Al Arabi SC per momentin ndodhet ne vendin e trete ne kampionat pas Kuwait SC dhe Qadisiya Kuwait, megjithate eshte ne gare per titullin kampionat sepse diferenca me kreun eshte vetem 3 pike. Kjo gje e ben edhe me enigmatike largimin e Thomas Brdariç.
Nderkohe gazeta meson se ne krye te ekipit drejtuesit e klubit kane vendosur nje trajner boshnjak, Darko Nestoroviç, i cili sipas transfermarkt ka nisur pune me 3 nentor.
Ne kete menyre, per Brdariç eshte nje tjeter pervoje qe nuk shkon ashtu si duhet dhe si rrjedhoje kupa e fituar me Vllaznine ne sezonin 2020-2021 mbetet kujtimi me i bukur dhe arritja me e madhe e tij ne karrieren e ketyre viteve te fundit si trajner./SHKODRA-SPORT.COM/