Ka luajtur vetem nje sezon ne Shkoder me Vllaznine por ka lene gjurme me lojen dhe golat e tij. Me shume mundesi, ai mund te konsiderohet sulmuesi me i mire i Vllaznise ne keto vitet e fundit.

E kemi fjalen per kroatin Tomislav Bushiç. Ka qene pjese e kuqebluve ne sezonin 2013-2014 dhe ne 28 ndeshje te luajtura, ka shenuar 14 gola duke qene nje nga me te miret e kampionatit.

Aktualisht luan ne Kosove me ekipin e Gjilanit, megjithate kur e pyet per Vllaznine, kujton me nostalgji momentet e bukura qe ka kaluar me kete skuader. Flet per shoket e skuadres, tifozet dhe gjithçka tjeter. Te gjitha keto i ka rrefyer ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” te cilen mund ta ndiqni me poshte:

– Tomislav, na trego pak për Vllaznine e këtij sezoni të drejtuar nga gjermani Thomas Brdaric? Cili ështe opinioni juaj për këtë ekip?

Unë kam pare shumë ndeshje të Vllaznise këtë sezon dhe mund t’ju them se ata luajtën një futboll të mirë sulmues e te disiplinuar. Nga jashtë mund të shihni se atmosfera në ekip është e shkëlqyer. Urime drejtorëve dhe trajnerave për krijimin e një ekipi kaq të mirë.

– Vllaznia u kthye tek fitorja pasi mundi Kastriotin në transferte dhe njekohesisht arriti te thyente ngercin që e kishte kapur në ndeshjet e fundit. A besoni se kjo fitore do të ketë ndikim pozitiv në ndeshjet e ardhshme?

Jam shumë i lumtur që ata fituan ndeshjen e fundit ne transferte sepse ishin në krizë gjë që është normale për skuadrat më të mëdha dhe tani ky gol dhe fitorja në minutën e 92-të do të ngritin edhe më shumë besimin te lojtarët dhe mendoj se Vllaznia e fortë po kthehet pas asaj krize.

– Tani Vllaznia është pozicionuar përsëri në vendin e parë duke kryesuar me 1 pikë më shumë se Laci dhe 2 pikë më shumë se Partizani dhe Teuta. Sipas jush, a do të jetë në gjendje skuadra shkodrane të mbajë vendin e parë deri në fund të kampionatit?

Kete vit është një kampionat shumë interesant. 5 skuadra po luftojnë për titullin sepse edhe Tirana është kthyer në lojë. Mendimi im është që titulli do të vendosë maksimumi me distance prej 2-3 pikësh. Unë mendoj se Vllaznia është gati për atë luftë sepse ata kanë një trajner dhe lojtare te shkëlqyeshëm por dhe trajnere sportistësh që dinë t’a arrijnë atë qëllim.

– A jeni optimist që Vllaznia e ka forcën dhe potencialin për të pasur sukses në kampionat dhe kupë këtë vit?

Ata duhet t’i marrin ndeshjet me rradhe e te bejne me te miren sepse keshtu fitohet titulli. Sigurisht që mendoj se titulli po vjen në Shkodër dhe shpresoj sinqerisht që ata të festojnë në fund dhe une i mbështes.

– Le të kthehemi pak në të kaluarën, ju keni luajtur me Vllaznine 7 vite më parë ku dhe tifozet ju kane duartrokitur për golat që keni shënuar. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Unë gjithmonë kujtoj golat e parë me Lacin kur kemi marrë fitore me rezultatin 3-0. Unë shënova dy gola dhe fituam me Tiranën ne Shkoder dhe po ashtu shënova një gol atje. Më vjen keq që nuk kam qëndruar edhe një vit. Për gjithçka në tërësi, jam krenar që kam luajtur për një nga klubet më të mëdha në Shqipëri.

– Ju qëndruat në Shkodër për 1 vit, dhe më pas u larguat. Na trego pak për kujtimet që ke me ekipin dhe a i mban akoma në kujtesen tënde?

Gjithmonë më pëlqen të kujtoj kohën qe kam kaluar në Shkodër. Ishte shumë kohe e bukur. Bëra shumë miq. Luaja mirë dhe isha lidhur shume me njerëzit në Shkodër. Me kënaqësi kujtoj stadiumin e vjetër dhe golat në të. Një vit shumë i bukur që kam pasur atje dhe mund të them vetëm se i gjithë qyteti dhe tifozët kanë respektin tim.

– A vazhdoni të mbani akoma lidhje me miqtë tuaj këtu në Shkodër?

Dëgjoni, natyrisht për të mbajtur kontakte me shokët e mi të skuadrës në atë kohë dhe sa herë që kaloj nga Shkodra gjatë rrugës për në Kroaci ndalem në Shkodër, ha diçka dhe pi kafe. Arsid Kruja është në ekip që prej 7 vitesh dhe me vjen mire per te.


– Se fundmi, me kë keni pasur më shumë shoqëri në ekip në atë periudhe ? Ke do të veçonit ndonjerin prej tyre?

Sinqerisht, i gjithë ekipi ishte i mirë qe nga Beqiri dhe pastaj Belisha, Kraja, Tafili, Sykaj, Gocaj, Selimaj, Bardulla, Shtubina, Kruja etj. Isha mirë me të gjithë. Unë kam qenë kryesisht me Vujadinovic dhe Rajovic. Ata më mirëpritën që ditën e parë dhe më ndihmuan shumë kur arrita ne Shkoder.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ