Shqiperia U18 ka fituar sot miqesoren e pare ndaj Malit te Zi, miqesore kjo e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, nderkohe qe pas dy ditesh keto ekipe do te ndeshen serish me njeri- tjetrin por kete here ne Podgorice.

Nderkohe pas perfundimit te ndeshjes, trajneri i kombetares tone Ardi Behari ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur: “Me shume sesa rezultati, per ne vlen fakti qe nga kjo ndeshje nxorrem mendime per disa futbolliste te ekipit tone kombetar.

Qellimi paresor gjithmone ne miqesore te tilla nuk eshte rezultati, por evidentimi i elementit cilesor per ekipin U19 per edicionin e ardhshem. Nga ajo qe pame, disa elemente dhane shenja te mira dhe mund te na sherbejne per te ardhmen.

Kete grumbullim e beme per te pare me se shumti lojtare qe nuk kane qene te vezhguar nga ana jone. Kjo sepse dikush rritet me shpejt, dikush me avash, dikush tjeter gjen nje ekip me te mire dhe rritet.

Ne bazen e ekipit U19 e kemi, por po shohim edhe elemente te tjere dhe besoj se kemi evidentuar ndonje qe do t’i bashkohet atij ne te ardhmen. Kjo pune do te vazhdoje dhe ne te ardhmen, ne menyre qe te mos na ike ndonje lojtar pa kaluar ne site dhe pa u pare mire per aftesite e tij”.

Te plote prononcimin e trajneri Behari mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: