Tek Vllaznia presin qe te jepet ok per fillimin e stervitjes dhe trajneri Mirsad Jonuz eshte duke pritur qe autoritet perkatese te japin dhe aprovimin qe ai bashke me disa prej lojtareve maqedonas qe jane pjese e kuqebluve, te rikthehen ne Shkoder e te vijojne punen.

Duke folur ne lidhje me kete çeshtj, numri 1 i pankines shkodrane eshte shprehur: “Ne po presim tani vetëm një sinjal per te ardhur ne Shqiperi. Stervitja duhet te nise me 18 maj sepse ndryshe do te kishte pasoja per te gjithe ekipet”, deklaroi fillimisht Jonuz. I pyetur nëse i kanë dhënë garanci për mosbërjen e karantinës kur të rikthehen në qytetin verior, ai u shpreh:

“Kështu kemi biseduar dhe, me sa di unë, ne nuk do të karantinohemi, por do të jemi menjëherë në punë. Për këtë kam folur edhe me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore të OSBE-së, si dhe autoritetet shqiptare”.

TË HUAJT
Pas përhapjes së Koronavirusit, në Shkodër mbetën katër lojtarë të huaj. Bëhet fjalë për brazilianët Hygor Gonçalves dhe Silvio Zhunior, si dhe moldavët Maksim Kojokaru dhe Eugen Sidorenko.

Këta të fundit nuk mundën dot të udhëtonin drejt vendeve të tyre, për shkak se u mbyllën kufijtë. Ndërsa lojtarët nga Maqedonia e Veriut dhe trajneri Jonuz përfituan nga afërsia dhe u kthyen pranë familjeve.