Merkato do jetë një temë e nxehtë deri në fundin e muajit gusht. Lëvizjet e futbollistëve patjetër që do jenë në fokusin kryesor. Edhe tek Vllaznia duket se nuk e kanë mbyllur ende me afrimet dhe një ndër emrat e përmendur së fundmi është ai i Rudolf Turkajt. Mbrojtësi që mbylli sezonin e shkuar me Laçin është diskutuar që mund ti bashkohet kuqebluve.

I kontaktuar nga “Shkodra Sport” ai shprehet dhe e pranon që ka pasur një interesim të drejtuesve të Vllaznisë për të. Por gjithashtu në fjalët e tij, shtatlarti lë të kuptohet se e ardhmja e tij nuk do jetë tek shkodranët, që për të cilët gëzon respekt maksimal.

Turkaj u shpreh shkurtimisht duke thënë: “Janë të vërteta lajmet që ka pasur kontakt mes meje dhe Vllaznisë. Më saktësisht janë drejtuesit e klubit ata që më kanë kërkuar informacione. Ndërsa me trajnerin Memelli nuk është se kam pasur një kontakt të drejtëpërdrejtë.

Ndihem i vlerësuar sepse dihet se Vllaznia është një nga ekipet kryesore në Shqipëri. Por me gjithë respektin që kam për atë skuadër, unë momentalisht jam i fokusuar në objektiva të tjerër për karrierën time”.
Endri ÇINARI