Ekipet e shoqates “Djelmnia shkodrane’ vazhdojne te bejne mire ne kampionat teksa i kane fituar edhe ndeshjet e rradhes, ato qe kane luajtur sot ne Shkoder ndaj ekipeve respektive te Ilirise dhe per rrjedhoje kryesojne me merite renditjet e kampionatit per te dy grupmoshat.

Djelmnia shkodrane U17 ka pritur sot ne Shkoder ekipin e Ilirise se Fushe- Krujes te cilin e kane mundur me rezultatin e thelle 7-0. Protagoniste te ketij suksesi kane qene futbollistet Zhuja qe ka shenuar tre gola, nderkohe qe te tjeret mbajne autoresine e futbollisteve Baçina (2), Preka dhe Buhaj.

Me kete fitore, “Djelmia shkodrane” U17 eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje, duke qene e shkeputur tre pike nga Beselidhja e vendit te dyte, ndersa ne te tretin eshte nje ekip tjeter shkodran, ai i Scutarit i cili sot ka fituar 4-1 ndaj Beselidhjes. Autore te golave per ekipin shkodran kane qene futbollistet Ndreka qe ka shenuar dy gola si dhe Hoxhaj e Frani.

Nderkohe kete jave me fitore e ka mbyllur edhe ekipi tjeter i “Djelmnia shkodran”, ai i 19 vjeçareve. Ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin konkurrent te Ilirise fale golave te shenuar nga Hysaj, Haxhija dhe Trashani.

Edhe me kete grupmoshe, ky ekip ndodhet ne vendin e pare te renditjes, tashme me 25 pike dhe padyshim qe do te jete nje nga ekipet pretendente per t’u ngjitur ne Superlige ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/