rmando Broja vijon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve në Angli. Së fundmi, ylli i kombëtares shqiptare ka folur për “dailystar” ku ka treguar se si kanë qenë fillimet në shtetin britanik.

Një detaj interesant për shtatlartin e Chelsea-it është se si babai e nxirrte jashtë në ditët që nuk stërvitej. Pa doreza, sulmuesi i njohur ka thënë:

“Ne kemi ardhur në Shqipëri. Jemi me prejardhje shqiptare. Dhe shqiptarët ndonjëherë janë mjaft të zhurshëm, kështu që ne kishim një familje mjaft të zhurmshme. Motrat e mia, unë dhe dy prindërit e mi ishim aty për njëri-tjetrin.

Mamaja dhe babai im më kanë treguar historinë e viteve të para. Atyre iu desh të punonin shumë për të arritur këtu ku jemi tani. Jetuam në një hotel jo shumë komod kur linda unë.

Ne të gjithë jetonim në një dhomë. Prindërit shikojnë shpesh pas dhe mendojnë se kemi bërë një rrugë të gjatë. Kur babai kthehej nga puna, më pyeste gjithmonë: “Armando, e ke bërë stërvitjen?” Unë i thoja po, por e dinte që po gënjeja. Kështu që më nxirrte jashtë”.

Kujtojmë që Armando Broja rinovoi me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2028./newsport/