Kemi shkruar edhe me pare per kete vajze qe pak kohe me pare ka mbushur 8 vjeç, por ajo qe ka rendesi ka e ardhmja e saj. Ne Kanada kane filluar te flasin shume rreth saj dhe e konsiderojne nje portiere te se ardhmes.

E kemi fjalen per Grea TULA (The Great). 8 vjeçarja Kanadeze me origjinë nga Shkodra siç mund ta shikoni edhe nga videoja e meposhtme, duket se ka nje talent te lindur per t’u bere portiere.

Kuptohet qe talentit te lindur, do t’i shtohet edhe puna qe ben çdo dite ne stervitje dhe per fatin e mire, trajnerin e ka ne shtepi. Grea eshte vajza e Ridvan Tules, shkodranit qe ne karrieren e tij ka luajtur vete si portier, e me pas per shume vite ka punuar edhe si trajner moshash.

Tani ne Kanadane e larget i eshte perkushtuar te bijes dhe padyshim qe per te do te flitet shume shpejt. Te dhenat e saj jane fantastike dhe duket se ka vite te tjera qe e ushtron futbollin, por ne fakt ajo vetem prej dy vitesh merret me kete sport.

Grea futbollin e ka per momentin pasionin e madh te jetes dhe sigurisht qe me talentin e saj, por edhe punen qe ben ne stervitje, do te kete nje te ardhme te ndritur. Per me shume shikoni videon e meposhtme: