Vllaznia luajti ditën e djeshme ndaj Partizanit ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin “Partizani” kuqeblutë u mposhtën 1-0, por përsëri siguruan kalimin në fazën tjetër të Kupës për shkak të fitores 3-1 në sfidën e parë të zhvilluar në Shkodër.

Në këtë takim kishte një rikthim shumë të rëndësishëm për shkodranët. Pas më shumë se 2 muajsh larg fushave të blerta u rikthye të luaj sërish mbrojtësi Marko Juric.

Një rikthim shumë me vlera për Mirel Josën në këtë fazë të kampionatit, teksa tashmë i shtohen edhe “forcat” në repartin e mbrojtjes.

Me rikthimin e Juriç, me shume mundesi edhe kapiteni Gurishta do te kaloje ne pozicionin e tij te zakonshem, ate te mbrojtesit te djathte dhe ne kete menyre pas gati tre muajsh reparti i mbrojtjes se Vllaznise do t’i rikthehet normalitetit.

Kujtojmë se Vllaznia do të sfidojë Laçin ditën e dielë në kuadër të javës së 26-të të kampionatit shqiptar, teksa aktualisht renditen në vendin e 4-të me 37 pikë po aq sa Egnatia e vendit të 3-të.