Dy perfaqesues te Vllaznise diten e djeshme perpos faktit qe e kane patur mendjen tek sfida e kthimit çerekfinale e Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit, kane shfrytezuar edhe ftesen e tyre per te dhene “leksion” ne nje nga universitetet e kryeqytetit.

Nga sa behet e ditur, ka qene drejtori sportiv Auron Miloti dhe trajneri i pergatitjes fizike Mihail Tzokov qe kane qene te ftuar ne Universitetin Europian te Tiranes per te diskutuar rreth temes “Futbolli ne auditor”.

Në këtë bashkëbisedim të hapur me studentët e UET, u fol mbi eksperiencat personale dhe mbi sfidat e reja të futbollit në ditët e sotme.

Miloti dhe Tzokov jane degjuar me shume vemendje nga studentet dhe padyshim qe edhe per ta ka qene nje eksperience shume e bukur jashte fushes se stervitjes dhe rutines se tyre te perditshme me ekipin.