HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Ulrich Schulze: I uroj suksese Vllaznisë dhe trajnerit Brdariç

EKSKLUZIVE/ Ulrich Schulze: I uroj suksese Vllaznisë dhe trajnerit Brdariç

Vllaznia është një nga ekipet që gjithmonë në vite, ka treguar me të vërtetë vlera në futbollin shqiptar. Kështu, në Shkodër një personazh që mbahet mend, është edhe ish-trajneri i saj, gjermani Ulrich Schulze.

Sot, ai jeton në Gjermani, por në përgjithësi i ka ndjekur rezultatet dhe ndeshjet e kuqebluve. Në një intervistë të shkurtër për “Shkodra Sport”, ai ka folur për Vllazninë.

Schulze ka shfaqur nostalgjinë e tij për këtë qytet, teksa njëkohësisht ka uruar sa më shumë suksese për kuqeblutë.

“Unë, Vllazninë e vëzhgoj vetëm nga larg, sepse atje kam qenë trajner. Jam shumë nostalgjik për sezonin tim, që kam bërë atje. Jam i lumtur për punën e trajnerit Brdariç dhe i uroj suksese me ekipin e tij.

E di që këtë javë ata do të luajnë me Tiranën dhe shpresoj që ta fitojnë”,-tha gjatë një prononcimi të shkurtër për “Shkodra Sport”, ish-trajneri i Vllaznisë, gjermani Ulrich Schulze.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments