Vllaznia është një nga ekipet që gjithmonë në vite, ka treguar me të vërtetë vlera në futbollin shqiptar. Kështu, në Shkodër një personazh që mbahet mend, është edhe ish-trajneri i saj, gjermani Ulrich Schulze.

Sot, ai jeton në Gjermani, por në përgjithësi i ka ndjekur rezultatet dhe ndeshjet e kuqebluve. Në një intervistë të shkurtër për “Shkodra Sport”, ai ka folur për Vllazninë.

Schulze ka shfaqur nostalgjinë e tij për këtë qytet, teksa njëkohësisht ka uruar sa më shumë suksese për kuqeblutë.

“Unë, Vllazninë e vëzhgoj vetëm nga larg, sepse atje kam qenë trajner. Jam shumë nostalgjik për sezonin tim, që kam bërë atje. Jam i lumtur për punën e trajnerit Brdariç dhe i uroj suksese me ekipin e tij.

E di që këtë javë ata do të luajnë me Tiranën dhe shpresoj që ta fitojnë”,-tha gjatë një prononcimi të shkurtër për “Shkodra Sport”, ish-trajneri i Vllaznisë, gjermani Ulrich Schulze.
Maringlen ZHIVANI