“Hospital One” ka qene logoja qe ka shoqeruar ekipin e Vllaznise ne te gjithe kompeticionet qe nga gushti i kaluar dhe deri ne korrikun e ketij viti. Ai ka qene sponsori gjeneral i klubit shkodran dhe pak kohe me pare pati sinjale qe bashkepunimi me te u nderpre.
Nje gje e tille u hodh poshte nga drejtues te kesaj kompanie te cilet siguruan te gjithe se kontrata e sponsorizimit me Vllaznine do te zgjatej edhe per sezonin 2023-2024.
Por ne ndeshjet e fundit miqesore qe kuqeblute kane zhvilluar, ato kane luajtur me fanellat e tyre tradicionale kuqeblu por pa logon e sponsorit ne te. Keshtu ndodhi edhe ne miqesoren e kaluar ndaj Tiranes. Nje sinjal ky qe bashkepunimi ishte nderprere.
Drejtuesit jane ne bisedime me nje kompani tjeter shume te njohur ne vend dhe po ashtu, mesohet se akordi eshte shume prane. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe “Hospital One” te vazhdoje te jete serish sponsor i Vllaznise, por jo gjeneral.
Gjithsesi çdo gje do te saktesohet duke filluar nga java e ardhshme kur nis dhe kampionati i ri, Vllaznia do te kete nje sponsor tjeter gjeneral, emri i te cilit do te zbulohet shume shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/