Pas suksesit te djeshem te atletit Franko Burraj qe zuri vendin e pare ne garen e 400 metrave, nje tjeter sportist i Vllaznise eshte ngjitur ne podiumin e Europianit ekipor (Liga e trete) qe po zhvillohet ne Poloni.

Behet fjale per atletin e kercimeve Muhamet Çangeli. Ne trehapesh dy dite me pare ky sportist ishte renditur i pesti me distancen 15.15 metra, nderkohe qe sot ka bere nje paraqitje edhe me te mire ne garen e kercimit se gjati.

Çangeli ka arritur te kerceje 7.36 metra dhe me kete rezultat ai eshte renditur i treti duke u ngjitur ne podium per kete gare. Padyshim qe kjo eshte nje paraqitje shume e mire e ketij sportisti dhe e trajnerit te tij Dorian Tafa.

Te dy ata jane pjese e kombetares shqiptare sebashku edhe me dy trajneret e tjere te Vllaznise Albert Marashi e Bruno Rrotani si dhe dy sportistet e tjere, Franko Burraj dhe Durjan Idrizaj.

Deri tani rezultatin me te mire e ka arritur Burraj ne 400 metra kur zuri vendin e pare, por nderkohe te njejten gje do te tentoje edhe neser ne garen e 200 metrave, ku do te tentoje edhe thyerjen e rekordit kombetar te kesaj gare.
Gjergj KOLA