Vllaznia pritet te nise merkaton dhe te perforcohet pas ndeshjes se fundit finale ndaj Laçit me disa futbolliste, per t’u perforcuar akoma edhe me shume per sezonin e ardhshem dhe Kupat e Europes, nese do arrihen.
Keshtu, nga burime te “Shkodra Sport” mesohet se drejtuesit e klubit jane ne bisedime me dy lojtaret e sapolarguar te Kukesit, Emiljano Musta dhe Ardit Hila. Dy futbollistet sezonin e kaluar, kane qene pjese e kuksianeve dhe tashme u larguan nga verilindoret te pakenaqur me klubin dhe trajnerin Diego Longo.
Klubi kuqeblu i sheh si mjaft te vlefshem per Vllaznine futbollistet, gjithnje nese do te arrihet marreveshja.
Keshtu, nga burime te “Shkodra Sport” mesohet se kane qene vete drejtuesit e Vllaznise, te cilet kane nisur bisedimet me ish-futbollistet e Kukesit.
Burime prane klubit per “Shkodra Sport” kane bere te ditur se ende nuk eshte fiksuar asgje, nese do te jene apo jo pjese e ekipit shkodran. Kjo do te mesohet pas disa ditesh, pasi te mbyllet edhe sezoni aktual dhe pasi te perfundojne te gjithe bisedat, do te shikohet nese palet do te arrijne te gjejne gjuhen e perbashket.
Nga sa mesohet nga “Shkodra Sport”, dy ish-futbollistet e Kukesit qe mund t’i bashkohen Vllaznise, kane shprehur nje lloj deshire per te ardhur ne Shkoder, por gjithsesi mbetet per t’u pare pas disa ditesh se si do te ecin gjerat, teksa ende nuk ka diçka konkrete mes paleve.
Maringlen ZHIVANI